Pete Davidson shihet nën shoqërinë e kësaj aktoreje pas ndarjes nga Emily Ratajkowski!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pete Davidson shihet nën shoqërinë e kësaj aktoreje pas ndarjes nga Emily Ratajkowski!

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders duket se tashmë nuk janë më vetëm miq. Yjet e filmit “Bodies, Bodies, Bodies” u panë mjaft të afërt më njëri-tjetrin teksa po prisnin për të ngrënë në Brooklyn të hënën. Në fotot e siguruara nga portali “TMZ”, dyshja u ulën krah për krah në një kabinë në Baba’s Perogies ndërsa qeshnin me diçka që po shikonin në telefonin e humoristit.

Në një moment, Wonders e mbështolli krahun e saj rreth shpatullave të Davidson, ndërsa kishte mbështetur faqen e saj me faqen e tij. Çifti i ri madje shkëmbyen disa puthje të lehta, sipas klientëve të tjerë në restorant. Të dy aktorët u munduan të ruanin privatësinë, ndërsa ishin të veshur me xhup teksa përqafoheshin me njëri-tjetrin.

Kjo shënon edhe daljen e tyre për herë të katërt që Davidson dhe Wonder janë parë së bashku gjatë muajit të fundit. Në fakt, në fund të dhjetorit, dyshja u fotografuan duke u shoqëruar tre herë në një javë, duke bërë pazar së bashku në një supermarket, në një lojë Rangers dhe duke shijuar një takim natën vonë në apartamentin e humoristit. Çifti i ri potencial, i cili me sa duket u takua në vitin 2021 u ribashkua në tetor pasi Chase Sui iu bashkua kastit të shfaqjes së re të Davidson “Bupkis”, i cili është një përshtatje e lirë e jetës së tij.

Edhe pse një përfaqësues i shfaqjes televizive të “Saturday Night Live” i tha portalit “TMZ” muajin e kaluar se dyshja ishin thjesht “miq të mirë”, por dinamika e  marrëshënies së tyre mund të kishte ndryshuar që kur Davidson dhe Emily Ratajkowski u ndanë.

Burimet i thanë portalit “Page Six” se dyshja ranë në një marrëveshje të përbashkët se ishin më mirë si miq pas vetëm një muaji takim. Megjithatë, Ratajkowksi nuk duket të jetë shumë e shqetësuar pasi së fundmi u pa duke u puthur me artistin Jack Greer. Davidson ka qenë i njohur deri më tani për lidhjet me disa nga yjet më të njohur të Hollivudit duke përfshirë Kim Kardashian, Arianna Grande dhe Kate Beckinsale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE