Të flini pranë të dashurit tuaj të zemrës paska dhe benefite për shëndetin…

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të flini pranë të dashurit tuaj të zemrës paska dhe benefite për shëndetin…

Përveç sigurisë, gjumi në të njëjtin shtrat me partnerin redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune. Megjithatë, gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse një në katër çifte vendos për të fjetur në dhoma të ndara.

Por hulumtimet e bëra së fundmi nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në një shtrat së bashku, është shumë i mirë për zemrën. Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të kortizolit që është përgjegjës për stresin dhe ofron ndjenjën e sigurisë.

Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Dr. David Hamilton, studiues dhe autor i shumë librave lidhur mbi shëndetin, shprehet se:

Ndarja e shtratit me dikë që e doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, çlirimi i tij vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës para gjumit. Sa më shumë që ledhatoheni, prodhoni më shumë oksitocinë, që nxit dëshirën më të madhe për prekje. Hormoni i dashurisë vepron si varësi.

Oksitocina vepron pozitivisht në zemër dhe ul tensionin e gjakut, ndërsa vepron si një ilaç duke ndihmuar trupit në prodhimin e oksidit nitrik i cili zgjeron enët e gjakut, ka shpjeguar Dr. Hamilton. Hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar që gratë të cilat flenë me partnerin kanë gjumë më të mirë se sa ato që flenë vetëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE