“Unë nuk kam thënë që dua të lidhem me të…” Çfarë po ndodh me Kejvinën dhe Kristin?!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë nuk kam thënë që dua të lidhem me të…” Çfarë po ndodh me Kejvinën dhe Kristin?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debatet për çështje të ndryshme apo strategjitë e banorëve mbizotërojnë në shtëpinë e BBV. Mirëpo duket se veç zënkave e ngritjes së tonit të zërit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka edhe shumë pëlqime e ngacmime mes banorëve.

Ishte Kejvina kjo e fundit që ngacmoi Kristin, duke u shprehur se atë e intrigon një natyrë misterioze si ajo e tij.

Unë nuk kam thënë që dua të lidhem me Kristin. Më pëlqen të të jap vëmendje. Më tërheq vëmendjen ti mua sepse je misterioz, nuk flet. Njerëzit që nuk flasin kam qejf t’i zbuloj. Jam pak kurioze si tip.

Mbetet për t’u parë nëse raporti i dyshes do të vazhdojë me ngacmime, apo do ndodhë diçka më tej mes Kejvinës e Kristit. Deri tani, Kristi ka ruajtur distancë nga të gjitha vajzat e shtëpisë, duke lënë të nënkuptuar se dikush jashtë po e pret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE