Akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim, jepet vendimin për Andrew Tate!

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim, jepet vendimin për Andrew Tate!

Apeli nuk e ka ndryshuar masën për Andrew Tate, i cili do të qëndrojë në burg, në Rumani. Tate është vendosur në një prej burgjeve kryesore të vendit, në Bukuresht. Andrew, bashkë me vëllanë e tij, akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim. Sipas autoriteteve rumune, në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike.

Tate u bë i famshëm në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamzhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar. Por, prej asaj kohe, 36-vjeçari ish-kampion bote në kikboks ka shtuar ndjeshëm ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

I lindur në Çikago, Tate është djali i një amerikani që ka punuar në Britaninë e Madhe si pjesë e Forcave Ajrore dhe që gjithashtu ishte një kampion shahu. Më pas ai u transferua në Luton të Anglisë, ku jetoi me të ëmën. Të dy vëllezërit pretendojnë se kur ishin të rinj kanë përjetuar varfërinë. Në disa intervista ata thonë se shkonin nëpër fast-food-e për të marrë ushqimet që njerëzit linin në tavolina.

Në intervistat që ai realizon në rrjetet sociale i përshkruan gratë si “përtace” dhe gjithashtu pretendon se “femra e pavarur” nuk ekziston. Ai e përshkruan veten si “milioner i realizuar vetë” e madje në një intervistë të fundit pretendon se tashmë është bërë miliarder.

Biznesi më fitimprurës sipas tij është ai i “webcam”, ku vajzat flasin dhe performojnë para njerëzve që qëndrojnë nga ana tjetër e ekranit dhe paguajnë për të parë. Ishte videoja e Tate në përgjigje të Greta Thunberg që u dha mundësinë autoriteteve rumune të konfirmonin se ai ishte në Rumani dhe ta arrestonin atë për trafikim të qenieve njerëzore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE