Pasaporta më e fuqishme e vitit 2023!

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasaporta më e fuqishme e vitit 2023!

Tri pasaporta aziatike kryesojnë listën e pasaportave më të mira në botë, të cilat u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit, se ato të çdo vendi tjetër. Në raportin më të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe qëndrimit me qendër në Londër, ‘Henley & Partners’, janë zbuluar pasaportat më të fuqishme të botës.

Qytetarët e Lituanisë dhe Sllovakisë gëzojnë lëvizje të lirë me 183 destinacione. Qytetarët e Hungarisë dhe Polonisë gëzojnë lëvizje të lirë me 184 destinacione. Kanadaja, Australia, Greqia dhe Malta me 185 destinacione. Belgjika, Norvegjia, Zvicra, SHBA, Republika Çeke dhe Zelanda e Re me 186 destinacione. Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Franca me 187 destinacione. Suedia, Austria, Danimarka dhe Holanda me 188 destinacione. Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189 destinacione. Gjermania dhe Spanja me 190 destinacione. Singapori dhe Koreja e Jugut me 192 destinacione. Japonia me 193 destinacione.

Shqipëria në vendin e 51-të me 115 destinacione, Kosova me 41 destinacione në vendin e 101. Maqedonia e Veriut me 125 destinacione, në vendin e 44. Mali i Zi me 124 destinacione, në vendin e 45. Bosnje Hercegovina me 118 destinacione, në vendin e 49. Ndërkohë, pasaportat më të dobëta janë Kore e Veriut me 40 destinacione, Nepal dhe Palestinë me 38 destinacione, Somali me 35 destinacione, Jemen me 34 destinacione, Pakistan me 32 destinacione, Siri me 30 destinacione, Irak me 29 destinacione dhe Afghanistan me 27 destinacione.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE