Sëmundja e sajuar e Luiz Ejllit, reagon Genta Gjalpi: “E dogji veten…”!

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sëmundja e sajuar e Luiz Ejllit, reagon Genta Gjalpi: “E dogji veten…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjapi. Me nisjen e edicionit të dytë të “BBV”, nuk kanë munguar diskutimet, konfliktet dhe polemikat mes banorëve. Si po i duket ky vit “BBV” Gentës?

Shumë i larmishëm këtë vit. Më kanë sjellë një feedback negativ të gjithë. I kanë kapur xhindet.(qesh)

Mbrëmjen e djeshme bëri bujë të madhe historia e njërit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, historia e sajuar e sëmundjes së Luiz Ejllit. Të paktën këtë ka deklaruar vet banori që ai nuk ka asnjë sëmundje dhe është mirë me shëndet. Si e komenton këtë çështje kaq delikate Genta?

Unë këtë e kam dëgjuar si histori që para se të fillonte “BBV”, nuk besoj se është e trilluar. Disa miq që punojnë në spital më kanë thënë që Luizi është i sëmurë, ka një sëmundje që vjen e kontrollon herë pas herë. Ne e dimë si funksionon, analizat duhen bërë esëll jo pas 10 pijesh energjike. Për mua si personazh ai është djegur. Stafi bëri çmos që ai të tregonte të vërtetën, në kuptimin e mirë të fjalës dhe ai nuk pranoi, ka pasur një luftë të brendshme dhe nuk ka ditur të marrë drejtimin e duhur. Ai do e merrte ndihmën nëse do të pranonte. Të shpresojmë që të jetë mirë por që dolën fjalët e mia. Nuk e kam personale me atë sepse mbetën duke më sharë. Ngacmimet e pahijshme të Luizit ndaj Kiarës janë justifikuar nga shumë gra të moshave të mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48471 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE