“Do të vras politikanët”, jepet masa “Arrest me burg” për “Rambon” e Lezhës

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do të vras politikanët”, jepet masa “Arrest me burg” për “Rambon” e Lezhës

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën, 36 vjeçari që u kap me armë dhe që kishte deklaruar se do të vriste politikanët. Gjyqtari Artan Hajradinaj ka pranuar kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj për ta lënë në burg pa afat 36 vjeçarin që nuk ka folur asnjë fjalë në Gjykatë

Avokati i tij Eduart Karaçi ka kërkuar ekzaminim të situatës së klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike. Kujtojmë që 36 vjeçari u ndalua nga policia me 9 Janar.

Atij i janë sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon.

Në makinë ka hyrë dhe e ëma, e cila në momentin e ndalimit është munduar ta mbrojë duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

36 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE