Morena Taraku merr surprizën e veçantë, një dhuratë nga i dashuri i saj misterioz?

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Morena Taraku merr surprizën e veçantë, një dhuratë nga i dashuri i saj misterioz?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

E duket se tani që e ka pranuar, Morena nuk e ka problem të ndajë me ndjekësit surprizat që merr prej tij dhe pak më parë në Instastory ka postuar dy buqeta të mëdha me trëndafila ku janë të vendosur inicialet e emrit të saj,  M dhe T.

Edhe pse nuk e ka zbuluar autorin e surprizës, besojmë të gjithë e marrim me mend se është i dashuri i saj misterioz.

Para pak javësh Morena ka habitur me një postim në Instastory, teksa ka publikuar një video të një nëne me fëmijën e saj e duket se kjo e ka emocionuar shumë bukuroshen, pasi ka shprehur edhe dëshirën e saj për të pasur një fëmijë, dëshirë të cilën nuk e ka shprehur kurrë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE