Mos e neglizhoni, kur duhet të shqetësoheni në rast se ju shfaqen “mizat” në sy!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e neglizhoni, kur duhet të shqetësoheni në rast se ju shfaqen “mizat” në sy!

Të ashtuquajturat miza në sy janë si rrjeta ose fije të zeza që notojnë në fushën e shikimit kur lëvizim sytë. Thuhet se ato shfaqen me kalimin e moshës, pasi substanca xhelatinoze brenda syve bëhet më e lëngshme. “Mizat” janë fibra mikroskopike të syrit që tentojnë të grumbullohen së bashku dhe mund të krijojnë hije të vogla në retinë. Sapo të filloni të vini re këto lloj “mizash”, duhet të konsultoheni me një okulist.

Shkaqet e shfaqjes së tyre janë shumë të ndryshme, nga plakja, miopia, diabeti, disa lëndime, inflamacionet e rënda, gjakderdhja e syrit, trauma e syrit ose pas një operacioni në sy. Stresi apo ankthi nuk konsiderohen si shkaktarë, por si faktorë që e përkeqësojnë problemin, kështu që nëse i shihni ato hije apo “miza” në momente stresi, ka mundësi që ato të zhduken ndërsa relaksoheni ose situata stresuese përfundon. “Mizat” në sy janë më intensive kur shikojmë sfonde të ndritshme, shfaqen më shpesh te personat e moshuar ose miopë, janë më të dukshme kur shikoni një sfond të ndriçuar, si një qiell blu ose një mur të bardhë.

Aktualisht, nuk ka medikamente apo operacione efektive për eliminimin e tyre, përtej vitrektomisë, që ka efekte anësore shumë serioze, siç është shkëputja e retinës. Ju duhet të kryeni vizitë nëse shikoni me më shumë “miza” se zakonisht ose nëse kur jeni shtrirë në errësirë, keni humbje të shikimit periferik.

Së fundmi, studimet e reja na tregojnë se përveç se pasqyrë e shpirtit sytë na japin gjithashtu njohuri për aftësitë intelektuale. Në Institutin e Teknologjisë në Georgia, shkencëtarët kanë treguar se madhësia bazë e bebes është e lidhur ngushtë me dallimet individuale në inteligjencë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47844 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE