“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”/ Pas deklaratës së Dea Mishel, vjen reagimi i ish-partnerit të saj!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”/ Pas deklaratës së Dea Mishel, vjen reagimi i ish-partnerit të saj!

Kryefjala e ditëve të fundit vazhdon të mbetet “Big Brother VIP” dhe për më tepër Luiz Ejlli. Deklaratat e bëra të tij mbi sëmundjen që ka dhe pastaj mohimin, e ka ndarë publikun në dy pjesë, disa që i kanë dalë kundër e të tjerë që e përkrahin.

Por tani do ndalemi në një tjetër aspekt. Një deklaratë e Dea Mishel në lidhje me situatën e Luizit, tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik ditën e martë. Pasi të gjithë banorët panë klipin dhe u kërkua që të jepnin mendimin e tyre, gjatë reagimit të saj, Dea u shpreh se nuk mund të bashkëjetonte me dikë i cili po vdes dita-ditës.

Pas kësaj fjalie, publiku ka shpërthyer edhe njëherë tjetër kundër blogeres. Tashmë një reagim ka ardhur dhe nga ish-partneri i saj, Isli, i cili e ndjeu veten të detyruar të jepte një shpjegim pas situates së krijuar dhe mesazheve të shumta që kishte marrë nga publiku. Ai u shpreh:

Dua që t’u kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qënrdojë duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgje në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz. Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqëse, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE