Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën!

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar, shkruan REL.

“Janë shkelur disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shënjestruara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë, me vetëdije dhe sistematikisht, rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjë e Hercegovinës përmes fjalëve dhe veprave”, thanë dy përfaqësuesit evropianë.

Franz dhe Rangel vlerësuan se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de-facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit të vitit 2022, të cilën e kishte nënshkruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE