Rrjeti kryqëzoi Dea Mishel për reagimin e ashpër ndaj Luiz Ejllit, reagon ish i dashuri i aktores (Foto)

vovalbania January 12, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rrjeti kryqëzoi Dea Mishel për reagimin e ashpër ndaj Luiz Ejllit, reagon ish i dashuri i aktores (Foto)

Gjatë natës së “Prime-t” në “Big Brother VIP”, një ndër banoret që reagoi ashpër pas situatës me Luizin ishte Dea Mishel, e cila u shpreh se ‘nuk mund të qëndronte brenda në shtëpi me një njeri i cili po vdes dita-ditës’.

Kjo deklaratë e saj ka shaktuar një ‘zhurmë’ të madhe në rrjet dhe njerëzit e kanë kryqëzuar modelen pas këtyre fjalëve. Mirëpo së fundmi ka reaguar dhe ish-partneri i Deas i cili i ka dalë në mbrojtje aktores.

Ai tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se “ka bërë mirë që nuk është më me Dean”, por ai shprehet se është e kundërta e kësaj ku e konsideron veten si një njëri me ‘fat’ që e ka njohur.

Sipas tij, deklarata e saj është nxjerrë jashtë kontekstit dhe theksoi se Dea nuk mund ta shpërfilli një problem kaq serioz.

REAGIMI I PLOTË:

“Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qëndroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të giitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE