Sipas Butrint Imerit, hiti i dimrit është projekti i tij më i fundit muzikor, por çfarë mendimi kanë artistët e t
Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Butrinti para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Kallma cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku kjo falë miliona klikimeve në YouTube. E për artistin hiti i dimrit është pikërisht kënga e tij dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë në rrjetet e tij sociale.
Por çfarë mendimi kanë lidhur me këtë artistët e tjerë na mbetet të presim nëse do të ketë reagime.
Hiti i dimrit. Pa dyshim. Edhe pse është publikuar shumë vonë (27 dhjetor), “Cigaren” vazhdon të jetë kënga më e dëgjuar e me më së shumti klikime gjatë këtij sezoni dimëror. Faleminderit nga zemra.
Dihet që verën e kaluar të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do t’i shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak ditë më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, makinën luksoze të markës Rolls Royce, një nga makinat më të kushtueshme në treg.