Temperaturat e oqeaneve në vitin 2022, thyhet rekordi!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperaturat e oqeaneve në vitin 2022, thyhet rekordi!

Temperaturat e oqeaneve në vitin 2022 ishin më të nxehtat në histori. Në vitin që lamë pas u thye edhe rekordi që ishte vendosur në 2021, sipas një studimi të publikuar së fundmi. Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë bërë të ditur se oqeanet e Tokës morën 10 zetta xhaul (ose 10 në fuqi të 21) nxehtësi më shumë se në vitin e shkuar.

Kjo nxehtësi është e mjaftueshme për të vluar 700 milionë kazanë 1.5 litërsh çdo sekondë, ose 100 herë më shumë se elektriciteti i gjeneruar në botë në një vit. Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se oqeanet e botës janë prekur thellësisht nga emetimet e gazeve serë që vijnë si pasojë e aktiviteteve njerëzore.

Ekipi mblodhi po ashtu të dhëna rreth sasisë së kripës në oqeane, e cila ka një tendencë në rritje si pasojë e ndryshimeve klimatike. Studiuesit thanë:

Derisa t’i çojmë emetimet neto në zero, kjo nxehje do të vijojë dhe do të kemi rekorde të reja të temperaturave në oqeane siç i patëm këtë vit.

2023-shi parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta në histori, në mos më i nxehti sipas ekspertëve britanikë të meteorologjisë. Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Ndërkaq, në vitin 2022 temperatura mesatare në Francë ishte 14.5°C dhe ishte më e larta që nga viti 1900, pasi Shërbimi Meteorologjik Francez ka regjistruar temperatura mesatare. Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, Franca përjetoi tre valë të nxehti në vitin 2022, ku vera ishte e dyta më e nxehtë pas vitit 2003.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47879 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE