110-vjetori i themelimit të Policisë, kryepolici Rrumbullaku bën një zotim!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
110-vjetori i themelimit të Policisë, kryepolici Rrumbullaku bën një zotim!

Policia e Shtetit kremton sot 110-vjetorin e themelimit. Në ceremoninë e rastit, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se “13 janari është një datë e artë, e shënjuar përjetësisht në historinë e Shqipërisë, në memorien e kombit dhe në memorien e çdo qytetari që ka ndërtuar jetën, familjen dhe pronën, nën hijen e shtetit amë”

Në çdo fragment të rrjedhës së historisë, Policia e Shtetit ka qenë burim sigurie e besimi për qytetarët dhe në emër të këtij ideali, janë sakrifikuar shumë nga radhët e saj. Martirët e Policisë së Shtetit kanë gjakun e tyre, në ngjyrën e flamurit kombëtar dhe ky është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin e lartë kombëtar.

“Një ditë feste, përzier me reflektim, ndjenjë të lartë përgjegjshmërie dhe përulje të thellë”, – e ka cilësuar këtë 13 janar kreu i Policisë.

Punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit. Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe filozofia e kontaktit të drejtpërdrejtë me problematikën e qytetarit bëjnë që 13 janari i vitit 2023 të na gjejë shumë herë më të sigurtë, më të mbrojtur, më efecientë e më profesionistë.

Para forcave të policisë, Rrumbullaku dha një zotim:

Përballë qytetarëve tanë, zotohemi se puna e Policisë së Shtetit do të vijojë të mbetet thellësisht e pranishme e fisnike në jetët e shqiptarëve, si dhe do të jetë në koherencë të plotë me hapat e ndryshimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Brezat e rinj të Policisë së Shtetit, me përgjegjshmërinë dhe atdhedashurinë që i karakterizojnë do të vijojnë të lënë gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit, e cila shtrihet tashmë në dy shekuj.

Kjo armatë e re profesionistësh e të përkushtuarish do të kontribuojnë për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit, për qytetarët që besojnë në punën e Policisë dhe e mbështetin atë, të sigurtë se kjo është mënyra e vetme, për t’i dhënë këtij vendi, stabilitetin e integritetin që meriton të ketë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47331 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE