“Çdo vit për ty ka qenë një sukses…” ‘Gocat e Borës’ surprizojnë prezantuesen në mënyrën më të veçantë!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çdo vit për ty ka qenë një sukses…” ‘Gocat e Borës’ surprizojnë prezantuesen në mënyrën më të veçantë!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Para pak ditësh moderatorja festoi ditëlindjen e saj. Dhe me këtë rast kaq të veçantë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.

Ditën e sotme ajo është kthyer nga pushimet dhe mund të themi me plot gojë se kjo është dita e parë e punës pas pushimeve më e veçantë që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’. Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë ku shkruhet:

Gëzuar ditëlindjen e bukura jonë Bor’! Vitet ikin pa kuptuar por çdo vit për ty ka qenë një sukses! Të urojmë gjithë të mirat e kësaj bote dhe qofsh  lumtur çdo ditë të jetës tënde. Në çdo hap tëndin do të mbështesim. Të duam shumë dhe jemi krenarë me ty…   

Në udhëtimin më të fundit Bora së bashku me partnerin e saj, Donaldin nuk na i kanë kursyer postimet sa romantike aq edhe ‘funny’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE