“Ç’ne Butrinti?” Mos ndoshta këngëtari sapo ‘thumboi’ artistët e tjerë?

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ç’ne Butrinti?” Mos ndoshta këngëtari sapo ‘thumboi’ artistët e tjerë?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Kallma cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku kjo falë miliona klikimeve në YouTube. E për artistin hiti i dimrit është pikërisht kënga e tij dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë në rrjetet e tij sociale.

Artistët e tjerë nuk kanë reaguar lidhur me këtë deklaratë të tijën, të paktën publikisht e disa orë më parë me anë të një Instastory teksa këngëtari ka përdorur një vetë ironi duket se vendosur t’i ‘thumbojë’ paksa kolegët e tij.

Ç’ne Butrinti?

Dihet që verën e kaluar të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do t’i shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak ditë më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, makinën luksoze të markës Rolls Royce, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48426 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE