Dy shtetet më të fundit që ndalojnë TikTok-un në pajisjet shtetërore!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy shtetet më të fundit që ndalojnë TikTok-un në pajisjet shtetërore!

Guvernatorët e Wisconsin dhe të Karolinës së Veriut nënshkruan së fundmi urdhra për ndalimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare për shkak të shqetësimeve të sigurisë kibernetike, duke iu bashkuar shteteve të tjera dhe qeverisë federale në ndalimin e përdorimit të aplikacionit të famshëm të videove.

Përveç ndalimit të TikTok-ut në pronësi kineze nga pajisjet shtetërore, Guvernatori i Wisconsin, Tony Evers tha se ai po ndalonte shitësit, produktet dhe shërbimet nga kompani të tjera kineze duke përfshirë Huawei Technologies, Hikvision, Tencent Holdings-ZTE Corp që ka në pronësi WeChat si dhe Kaspersky Lab me bazë në Rusi.

Në epokën digjitale, mbrojtja e teknologjisë dhe infrastrukturës së sigurisë kibernetike të shtetit tonë dhe mbrojtja e privatësisë digjitale duhet të jetë një përparësi kryesore për ne si shtet.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper nënshkroi një urdhër që udhëzon zyrtarët të zhvillojnë një politikë brenda 14 ditëve që ndalon përdorimin e TikTok, WeChat dhe aplikacioneve të tjera që paraqesin rreziqe të sigurisë kibernetike në pajisjet shtetërore.

Më shumë se 20 shtete të tjera kanë ndaluar gjithashtu TikTok-un, në pronësi të konglomeratit teknologjik kinez ByteDance, nga pajisjet shtetërore duke përfshirë Ohio-n, New Jersey-in dhe Arkansas në fillim të kësaj jave. Rikujtojmë, se punonjësit e kompanisë kineze të teknologjisë, ByteDance siguruan akses në të dhënat nga TikTok, për të gjurmuar gazetarët.

Siç e pranon kompania, kjo në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacioneve në media. TikTok ka bërë tentativa të mëdha për të bindur klientët dhe qeveritë e tregjeve kryesore si Shtetet e Bashkuara, se privatësia e të dhënave të përdoruesve mbrohet e nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE