Pakt me produksionin? Gazetarja: Kiara Tito në një lidhje dashurie jashtë Big Brother Vip. Luizi flirton me të, por…

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pakt me produksionin? Gazetarja: Kiara Tito në një lidhje dashurie jashtë Big Brother Vip. Luizi flirton me të, por…

Edhe pse është prezantuar si single, Kiara Tito duket se ka lënë gjysmën e saj jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Përflitet se ajo i është futur këtij rrugëtimi me bindjen për të mos e ndarë me publikun historinë e konsoliduar të dashurisë e cila ka nisur prej kohësh, ndërsa për këtë fakt ka arritur një konsensus edhe me organizatorët e formatit.

Së fundmi, edhe gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një ragim në rrjetet sociale ku shkruan se Kiara e ka mendjen jashtë te partneri që e pret ndërkohë flirti me Luizin është në kuadër të lojës brenda Big Brother.

“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.

Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “okey” ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta,” shprehet Dasara Karaiskaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48472 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE