“Të dua…” Cilin nga banorët e ‘BBV’ mbështet Beniada?

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dua…” Cilin nga banorët e ‘BBV’ mbështet Beniada?

Situata e Prime-t të së martës në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik të cilët janë ndarë në dy grupime, ato pro dhe kundër tij.

E teksa i gjithë rrjeti e komenton vazhdimisht këtë situatë në rrjete sociale, ish- banorja e ‘BBV 1’, Beniada Nishani e cila me anë të postimeve të saj ka treguar se është një ndjekëse e rregullt e këtij edicioni pak më parë me anë të një Instastory ku ka fotografuar Luizi nga televizori gjatë transmetimit në kanalet ‘BBV 1’ dhe ‘BBV 2’ që transmetohen në Digitalb, krahas ka treguar mbështetjen që ka për këtë të fundit.

Të dua

Disa ditë më parë me anë të një ‘Ask-u’ teksa disa nga ndjekësit kanë akuzuar produksionin apo Luizin, modelja ka treguar opinionin e saj lidhur me këtë situatë.

Çfarë fitimi do të kishte produksioni? Nëse do të kishte qenë i sëmurë, produksioni do të kishte qenë i pari që do të zbatonte një plan për ta ndihmuar dhe shtruar në spital. Po flasim për një sëmundje dhe në këto raste s’ka asnjë lojë. Luizi ka nevojë për ndihmën e një psikologu të mirë sepse duket qartë që nuk është mirë.  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE