Të shtëna me armë në Fier, një i plagosur!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtëna me armë në Fier, një i plagosur!

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit të Fierit, pranë një qendre tregtare, raportohet për një të plagosur. I lënduar mbeti një 50-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Dashamir Muça. Ai u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i moshës 52-vjeç u identifikua dhe u shpall në kërkim policor. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, ndërsa dyshohet për një konflikt çasti.

Njoftimi i Policisë Fier:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47364 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE