Çfarë ndodhi? Kiara e lë “thatë” Luizin dhe ia plas në fytyrë: Kur nuk je bërë 37 vite, nuk do bëhesh më (Video)

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta habit me veprimin e saj pas rrëzimit të Kiarës, Luizi i qëndron pranë derisa e zë gjumi

Kiara vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim si ditën e parë me Luizin.

Edhe pse ky i fundit i ka shprehur hapur pëlqimin dhe gjithmonë i ka qëndruar pranë për çdo gjë, Kiara ende nuk ka krijuar besim.

Në dhomën e gjumit, Kiara i tha Luizit se është turp që një vajzë më e vogël se ai, ta mësojë atë sesi të sillet.

Kur nuk je bërë 37 vite, nuk do bëhesh më, tha Kiara, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: Më dukesh i papjekur ndonjë, është karakteri yt.

Luizi: Mu bë presion, mora superxhiro. Më hipi vetja në qejf, mu duk sikur këtu mu bë fushë me lule

Kiara: Është turp të thotë një gocë 10 vite më e vogël të të thotë ç’duhet të bëjë.

Luizi: E sheh nga jashtë debatin, nuk ka lidhje

Kiara: Ka lidhje, këtë person që kam në krahë dua të mësoj nga ai, jo ta mësoj. Kam nevojë edhe unë të mësoj gjëra jam 27-vjeç. S’kam ndërmend të marr një njeri ta mësoj nga e para, kur s’je bërë 37 vite, nuk bëhesh më ti, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli. Shpresoj që nga kjo situatë të kesh zësh vend.

Luizi: Të zë mend, kjo nënkupton se kam ndonjë shans me ty, thjesht e kishe për..

Kiara: Të lutem mos fillo më me këtë muhabet, t’i kam thënë. Bëhet e mërzitshme, e kemi folur. Jam në një situatë që s’dua të bëj debate, jam me dhimbje akoma. Nuk duhet të të flisja më me gojë, por jam njeri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45304 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE