Olta i vihet pas Ronaldos: Vetëm unë mund të të përzë nga shtëpia, mos më nevrikos

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta i vihet pas Ronaldos: Vetëm unë mund të të përzë nga shtëpia, mos më nevrikos

Olta Gixhari ka zgjedhur një tjetër banor që ta sulmojë në ditët në vijim për ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Ditën e djeshme ajo i tha atij me një siguri se ai nuk duhet ta nevrikosë deri në pikën që ta përzërë nga shtëpia pasi vetëm ajo mund ta bëjë atë gjë.

“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”, tha aktorja.

Dy banorët që kanë lënë shtëpinë, Zhaklina dhe Genti po ashtu kanë pasur përplasje me aktoren e cila është shprehur e bindur që do të jetë fituesja e këtij edicioni, megjithëse protagonist dhe i preferuari i publikut vijon të mbetet këngëtari Luiz Ejlli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE