“Pas magjisë…”, Semi Jaupaj rikthehet si më parë!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pas magjisë…”, Semi Jaupaj rikthehet si më parë!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Vetëm pak kohë më parë Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se ndihej e penduar që bëri ndyshimin në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se bukuroshja ka vazhduar të ketë po të njëjtat mendime e vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se ka rikthyer flokët e saj të gjata dhe duket shumë e lumtur dhe shkruan:

Pas magjisë

Para 1 muaj Semi ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Si unë”, e cila si çdo këngë tjetër e saj i dedikohet një historie të vërtetë dashurie, disa prej tyre edhe prej historisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilat patën shumë sukses.

 

Pas daljes nga “BBV”, Semi arriti një sukses shumë të madh me projektet e reja muzikore, të cilat ia kushtoi historisë së dashurisë së Donald Veshaj dhe Bora Zemanit. Këngët patën shumë sukses dhe duket se ende janë shumë të pëlqyera nga publiku, pasi numri i klikimeve në platformën YouTube gjithmonë rritet. Së fundmi Semi me anë të një Instastory na ka treguar se kënga e saj “Mos u kthe” ka kaluar 21 milionë klikime dhe i falenderon të gjithë nga zemra për këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE