Qindra raportime për UFO-t, disa objekte ende të panjohura!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qindra raportime për UFO-t, disa objekte ende të panjohura!

Në një raport të fundit nga Inteligjenca amerikane thuhet se ushtria ka marrë qindra raportimi të reja për UFO-t, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve janë identifikuar, shumë kanë mbetur ende të panjohura. Një Task Forcë speciale e krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes, që nga marsi i vitit 2021, ka marrë 247 raporte për objekte fluturuese të paidentifikuara.

Kjo Task Forcë kreu një analizë dhe sipas saj, 26 objekte u përcaktuan si dron, 163 u përcaktuan si balona të vogla me ajër, 6 objekte të tjera, sipas raportit, mund të kenë qenë zogj, qese plastike, apo mbeturina të tjera në ajër. Megjithatë, më dhjetëra raportime të tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë përgjigje.

“Disa nga këto objekte të raportuara kanë shfaqur karakteristika të pazakonta dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raportin e kësaj Task Force. Shumica e këtyre raportimeve kanë ardhur nga personeli i Forcave Ajrore Amerikane, të cilët kanë parë objektet e dyshimta gjatë misioneve të tyre.

Jeta e jashtëtokësorëve prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e shumë shkencëtarëve dhe mbarë opinionit publik, ku nuk kanë munguar as teoritë e ndryshme konspirative. Por, një studim i fundit ka dhënë një shpjegim të ri, ku shprehen se alienët nuk kanë tentuar asnjëherë të na kontaktojnë. Kjo sipas tyre shpjegohet me faktin se deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga inteligjenca. Në kuadër të zbulimit të këtij misteri, njerëzit i kanë dërguar sinjale të detektueshme nga hapësira në vitin 1930, por deri më tani nuk ka pasur asnjë mesazh mbrapsht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE