Braktisja e fshatrave, në Gosë të Rrogozhinës edhe të moshuarit duan të ikin

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Braktisja e fshatrave, në Gosë të Rrogozhinës edhe të moshuarit duan të ikin

Në Gosë të Madhe në Bashkinë Rrogozhinë gjithçka është boshatisur. Rrugët të zbrazëta, vila shumëkatëshe të mbyllura dhe toka djerrë.

Të rinjtë janë larguar për një jetë më të mirë jashtë vendit. Të moshuarit e mbetur në fshat numërohen me gishtat e dorës. Por edhe ata duan të ikin!

Për të moshuarit nuk ka kush kujdeset. Qendra shëndetësore shërben vetëm si fole dallëndyshesh.

Natyra është treguar bujare me Gosën e Madhe, por rrethanat sociale e bënë një fshat nga ku edhe mosha e tretë do sot që të ikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE