Meksika ndalon konsumimin e duhanit në hapësira publike

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meksika ndalon konsumimin e duhanit në hapësira publike

Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të ashpra kundër duhanit, pasi ai parasheh ndalesë të plotë të konsumimit në hapësirat publike.

Ky ligj, që është miratuar fillimisht më 2021, përfshin ndalesë edhe në reklamim të cigares. Kjo nënkupton që cigaret nuk duhet të duken as nëpër dyqane.

Shumë shtete të Amerikës Latine kanë miratuar legjislacione që parashohin krijimin e hapësirave publike ku nuk pihet cigarja.

Megjithatë, ligji në Meksikë konsiderohet ndër më të rreptit në botë.

Deri më tani, në Meksikë është ndaluar konsumimi i duhanit në restorante dhe vende të punës, derisa tani ndalesa përfshin edhe parqet, plazhet, hotelet dhe zyrat tjera.

Kjo i bie që duhani mund të konsumohet vetëm në shtëpi dhe rezidenca private.

Organizata Shëndetësore Amerikane ka mirëpritur këtë hap dhe e ka përgëzuar Qeverinë meksikane për zbatim të ndalesës.

Kjo organizatë ka thënë se konsumimi i duhanit është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE