Përshkallëzohet protesta e banorëve të Bërxullës për tokat e tyre/Kërcënojnë të hidhen nga shtyllat e tensionit, kërkojnë ministren Balluku!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përshkallëzohet protesta e banorëve të Bërxullës për tokat e tyre/Kërcënojnë të hidhen nga shtyllat e tensionit, kërkojnë ministren Balluku!

Këtë të diel, banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë kundër firmës Gener 2 dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, se siç ritheksojnë “po i shpronësojnë pa të drejtë për tokat e tyre, për projektin e rrugës Thumanë-Kashar”.

Siç dihet, prej kohësh banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve, ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.

Dy prej banorëve, një grua dhe një burrë u ngjitën e qëndrojnë të lidhur në një shtyllë të tensionit të lartë e kërcënojnë se do të hidhen. Ndërsa kundërshtojnë vlerën e shpronësimit për tokat që iu preken nga ndërtimi i rrugës, kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, dikasterit të drejtuar nga Belinda Balluku të shkojnë atje e të takohen me ta.

Gruaja e cila u ngjit në shtyllë refuzon thirrjet e banorëve për të zbritur, pasi ajo vuan nga tensioni i lartë. Me të qëndron edhe nipi, që kërcënon të hidhet nëse policia afrohet në shtyllën ku u ngjitën.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, por pas kërcënimeve të dy protestuesve se nëse nuk largohen do të ngjiten më lart, uniformat blu janë distancuar.

Banorët e pranishëm deklaruan:

Ju lutemi, hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca është e këtij shteti.

Ku do të shkojë ajo? Ku është ministria, ku është qeveria? Ne s’do ta lejojmë, ta harrojnë!

Ky njeri është i shëndetshëm mendërisht, pse duhet ta bëjë këtë?

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE