“3 ditë njëri, 3 ditë tjetri”, Luizi kërkon të “hakmerret” ndaj banorëve që i organizuan “lojën” e djeshme!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“3 ditë njëri, 3 ditë tjetri”, Luizi kërkon të “hakmerret” ndaj banorëve që i organizuan “lojën” e djeshme!

Në qendër të vëmendjes, që nga data e nisjes dhe deri tani, mbetet të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përflitet kudo. Ngjarjet dhe polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor ka zgjedhur të tregojë personalitetin, historitë personale dhe botën e tyre profesionale. Me historitë e tyre, ata janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë.

Teksa Nita ishte duke kryer stërvitjen e saj të mëngjesit, ajo ka zhvilluar një bisedë me Luizin, ku ky i fundit ka reaguar pas “lojës” që banorët, kryesisht Efi dhe Ronaldo, i bën gjatë mbrëmjes së djeshme. Duke mbajtur qetësinë e tij, ai vendosi të mos fliste, por mesa duket sot ka ndërruar mendje. Ai është shprehur në dialogun e tyre, duke thënë:

Luiz: A e di ti Nita se çfarë do t’i bëj Ronaldos unë sot?

Nita: Ti? Çfarë do t’i thuash?

Luiz: Çfarë do t’i them edhe çfarë do t’i bëj. A nuk isha i urtë dje? A e lashë?

Nita: Për lojën që bëri Ronaldo me Efin?

Luiz: Me Efin jo, me Efin e kam javën tjetër. Me radhë. 3 ditë njëri, 3 ditë tjetri.

Në ambientet e shtëpisë së fundmi ka ardhur një zarf i zi, ku banorët mendojnë se ka ardhur për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve që ata kanë përdorur, duke qenë në kundërshtim me rregullat e lojës. Gjithsesi pritet të konfirmohet në momentin që do të lexohet. “Loja” që ato zhvilluan mbrëmjen e djeshme kishte mjaft fjalë të nënkuptuara dhe paksa ironike kunddrejt Luizit, ku edhe banorët e tjerë vendosën ta sulmonin atë në të njëjetën mënyrë. Gjithsesi, ai nuk ka reaguar, por pritet që t’i tërhiqet vëmendja të gjithëve për diskutimet e ashpra që zhvillojnë me njëri-tjetrin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE