Çfarë do bënte Luizi nëse do i pëlqente një tjetër vajzë brenda shtëpisë së BBV?!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë do bënte Luizi nëse do i pëlqente një tjetër vajzë brenda shtëpisë së BBV?!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani qendër të vëmendjes, polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tyre, janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përfliten kudo dhe situatat që krijohen vazhdojnë të jenë tema diskutimi për shumë shikues.

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Së fundmi, në një diskutim me Olta Gixharin dhe Bjordi Mezini, Luizi është pyetur se si do reagonte ndaj një konkurrenteje të re që tregon pëlqim ndaj tij, dhe përgjigja e tij nuk zhgënjeu fansat e dyhes. Duke përmendur përsëri Kiarën, Luizi u shpreh se:

Mezi po e pres atë ditë. Ajo do më ndihmojë shumë të më bëjë të afroj Kiarën sepse do bëhet xheloze.

Epo dukshëm Luizi ende nuk eka humbur besimin dhe shpreson që të ketë një raport edhe më të afërt me Kiarën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE