Diagnostikimi i tumoreve, risia që duhet patjetër të dini!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diagnostikimi i tumoreve, risia që duhet patjetër të dini!

Viti i fundit ka patur risi teknologjike pothuajse revolucionare. Programe si Chat GPT dhe të tjera po ndryshojnë mënyrën e të kërkuarit ku mjaftojnë pak sekonda për të marrë përgjigje komplekse dhe tejet të saktë teorikisht mbi çdo fushe të njohur. Këto programe së shpejti do të lehtësojnë edhe metodat e ekzaminimit mjekësor. Një nga këto mundësi është botuar së fundmi në ‘Journal of Clinical Oncology’, një nga revistat mjekësore më prestigjioze në fushën e kërkimeve antitumorale.

Aty, studiuesit e qendrës onkologjik e Mass General në bashkëpunim me hulumtuesit e universitetit MIT të Bostonit, kanë prezantuar Sybil, një software i bazuar pikërisht në inteligjencën artificiale i cili sipas tyre ka kapacitetin që duke u bazuar në disa fotografi ose video të pacientit të parashikojë rrezikun e tij për të zhvilluar një tumor në 6 vitet e ardhshme, në veçanti tumorin në mushkëri.

Eksperimente të tjera me AI në fushën mjekësore po zhvillohen nga ekipe të ndryshme mjekësore në vende të ndryshme, si për shembull për sëmundje të lëkurës dhe problemeve konjitive, edhe pse rruga ka ende disa pengesa të mëdha dhe algoritmi që falë inteligjencës artificiale jep si përgjigje një krahasim mes dy filozofëve nuk ka të njëjtin impakt dhe përgjegjësi si për diagnozën e një pacienti. Por rruga duket gjithsesi e shtruar dhe në të ardhmen parashikohet që këto instrumente të jenë pjesë e pandashme të vizitave klinike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48225 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE