Dy kohët e arta të Luizit dhe revolta e publikut që kërkon njëzëri skualifikimin e Kejvinës dhe Amosit

vovalbania January 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dy kohët e arta të Luizit dhe revolta e publikut që kërkon njëzëri skualifikimin e Kejvinës dhe Amosit

Big Brother Vip Albania po dëshmon se si një eksperiment social mund të nxjerrë në pah një anë të personazhëve publikë që ata nuk e shfaqin në jetën e kuruar që reklamojnë në rrjetet sociale.

Fenomeni i këtij edicion mban emrin Luiz Ejlli që edhe njëherë si 16 vite më parë rrëmbeu zemrën e publikut. Atëherë për zërin që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision ndërkohë që sot jo vetëm për zërin por edhe për dinamikat në një shtëpi ku situatat ndryshojnë çdo ditë.

Por ajo që ka rënë në sy përgjatë këtyre ditëve, është dhuna e vazhdueshme verbal që banorët e tjerë ushtrojnë ndaj tij. Humori që pranohej me dashamirësi nga të gjithë ditët e para është kthyer në një ofendim ku e bardha duket e zezë kur vjen nga një konkurrent që e ka kthyer qiellin mbi shtëpinë e Big Brother Vip në një hapësirë për dronët në mbështetje të tij.

Duke qëndruar pranë Kiarës, duket se Luizi ka zgjedhur të çojë deri në fund zotimin që i ka bërë asaj për të mos fyer askënd në shtëpi. Por banorë të tjerë si Amos, Kejvina dhe Olta ndihen të kërcënuar nga heshtja e këngëtarit dhe gjatë gjithë kohës tentojnë ta nxjerrin atë nga vetja.

Ajo që ka revoltuar mbarë publikun përgjatë ditëve të fundit kanë qenë dy deklarata të bëra fillimisht nga Kejvina dhe më pas nga Amos në drejtim të këngëtarit. Modelja i ka përmendur Luizit të atin e ndjerë dhe e ka kërcënuar ndërkohë që ajo nuk është parë në transmetim por është pranuar nga banorët në bisedat mes tyre është fakti se pas spektaklit të kaluar, modelja e ka qëlluar atë edhe me një shuplakë. Një vepër penale, cenim fizik i një personi ku produksioni është zotuar të kujdeset për sigurinë e tyre.

Por nëse televizioni nuk ka marrë ende masa, fansat bien dakord njëzëri se në këtë pikë do duhet ndërhyrja e autoriteteve.

Nga ana tjetër ditën e djeshme Amos ka përshkruar me gjakftohtësi të frikshme se si do hakmerrej me Luizin nëse do kishte mundësi duke thënë se do e dërgonte atë në mal dhe e do e zhvishte lakuriq duke e xhiruar derisa ai të kërkonte falje. Në këndvështrimin e një aktori kjo do ishte një skenë filmi, por kërcënimi me jetë dhe torturë ka revoltuar publikun që edhe nëse nuk do ishte afeksionuar kaq shumë me Luizin nuk do e justifikonte këtë gjuhë horror.

I gjithë kasti i banorëve i ka justifikuar me qetësinë më të madhe këto deklarata, përveç Kiarës dhe Armaldos të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë Luizit. Moderatorja është kthyer në tabelë qitje nga banorët që duan medoemos që ajo të largohet nga Luizi.

E gjithë shtëpia kundër personazhit kryesor të Big Brother Vip, çfarë tjetër duhet të ndodhë që produksioni të marrë masa për skualifikimin e Amosit dhe Kejvinës?!

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE