EKSKLUZIVE/ “Do e coja në mal dhe…”, AMA merr masa ndaj Top Channel për deklaratat në Big Brother Vip

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EKSKLUZIVE/ “Do e coja në mal dhe…”, AMA merr masa ndaj Top Channel për deklaratat në Big Brother Vip

Edhe pse është emisioni më i ndjekur në Shqipëri, duket se aty po tejkalohet cdo etikë televizive nga banorët.

Bëhet fjalë për gjuhën e ashpër dhe dhunën fizike që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Albania.

Rasti më i fundit, ishte ai ditës së sotme, ku aktori i njohur, tashmë konkurrent i Big Brother Albania, Amos Zaharia, ka shprehur versionin e tij sesi do ta dënonte Luis Ejllin.

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

Burime për Vip-magazine.al kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë, ka reaguar AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila i ka tërhequr vëmendje Top Channel për gjuhën e përdorur nga banorët e Big Brother Vip.

Vip-magazine.al mëson se tërheqja e vëmendjes ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Lidhur me deklaratën e Amos-it, kanë reaguar edhe personazhe të njohur publik, të cilët janë shprehur kundër kësaj gjuhe.

I vetmi që nuk ka reaguar për këtë situatë, ka qenë Top Channel.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE