Luizi vazhdon përkujdesjen ndaj Kiarës gjatë natës, por a do munden veprimet e tij të thyejnë akullin?!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Luizi vazhdon përkujdesjen ndaj Kiarës gjatë natës, por a do munden veprimet e tij të thyejnë akullin?!

Në qendër të vëmendjes, që nga data e nisjes dhe deri tani, mbetet të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përflitet kudo. Ngjarjet dhe polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor ka zgjedhur të tregojë personalitetin, historitë personale dhe botën e tyre profesionale. Me historitë e tyre, ata janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të “BBV” është këngëtari Luiz Ejlli. Ai ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i ka dhënë shumë “shpresë” duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Nga ana tjetër, pas përfundimit të ‘Prime’-t të “Big Brother VIP 2” mbrëmjen e së shtunës, artisti Butrint Imeri, i cili është ish-partneri i moderatores, ka postuar në InstaStory një foto të saj. Krahas fotos ai ka vendosur edhe një kurorë, duke e cilësuar kështu si një mbretëreshë.

Pavarësisht çdo refuzimi marrë nga ana e saj, ai vazhdon të jetë këmbëngulës dhe mbetet mjaft stoik ndaj deklaratës së tij, i cili shprehet se me të vërtetë e pëlqen atë vajzë. Incidenti, i cili përjetoi Kiara, e ka bërë atë të pafuqishme dhe kërkon që dikush t’i rrijë afër dhe ta ndihmojë. Kjo ndihmë vjen pikërisht nga Luizi, i cili i qëndron afër duke e kujdesur për të. Mbrëmjen e djeshme ai e ka zgjuar atë për t’i dhënë ilaçet, që duhet me patjetër t’i pijë.

Megjithëse ai vazhdon të tregojë kujdes ndaj saj, Kiara e ka komentuar situatën duke theksuar se ai po e bën atë thjesht për “show”. Edhe pse ai e ka zgjuar për t’i dhënë ilaçet, ajo ka zgjedhur të mos i flasë ose ta falenderojë për atë veprim. Nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i mbajë qëndrim apo akulli mes tyre do të thyhet. Çdo gjë varet nga dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë, ku siç dihet, ka gjasa që të ndryshojnë dita-ditës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE