Mblidhet grupi socialist, deputetët do zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale

vovalbania January 16, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Protesta më 6 dhjetor, PS: Berisha theu kodin tonë të mikpritjes, po mbledh njerëzit kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus të takimit ka qenë prezenca e deputetëve në terren, të cilëve u ka kërkuar që të zbresin dhe të jenë më shumë aktivë në takimet me qytetarët. Kjo porosi vjen pak kohë para zgjedhjeve vendore, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla tha se kanë synim që të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve.

Kreu i qeverisë ka pasur kritika për deputetët dhe ministrave edhe sa i takon aktivizimit në jetën parlamentare. I pranishëm në mbledhje ishte deputeti Agron Çela, i cili u prezantua sot nga Rama përballë socialistëve, teksa iu bashkua atyre duke lënë Partinë e Lirisë.

” U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së”, tha Balla.

Ky takim i tyre vjen ndërsa ditën e sotme do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar, ku diskutime brenda në grupit morën edhe nismat e PS-së, nga amnistia fiskale, tek pasaportat e arta. Në daljen për mediat, Balla tha se do të ulen të dialogojnë me opoiztën sa i takon amnistisë fiskale, duke e theksuar si një ligj që i bën mirë vendit dhe do punojnë për ta miratuar këtë sesion parlamentar.

“Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogun, negocion”, vijoi Balla.

Ndalur në debatin për Avokatin e Popullit, Balla u shpreh se opozita tregoi që nuk është serioze dhe bojkotoi seancën ndonëse Ledio Braho ishte kandidatura e tyre. Balla tha se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj. Sa i takon kthimit të ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi i socialistëve në raport me opozitën.

Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit.

Kuvendi i ka votat për të votuar në çdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar. Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.’- u shpreh Balla

Balla po ashtu nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për një Reformë të Thellë.

‘Ku vendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Është e pamundur që procesi i punës të realizohet me 8 komisioni. Është e pamundur të zhvillohet një mbledhje komisioni me 20 anëtarë duhet ët ulim numrin e anëtareve në komisione. Ligji për komisionin parlamentare është i vjetër sa që edhe rregullorja bie ndesh me to.’- u shpreh Balla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47853 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE