Si të veproni në rast se ju zë frika nga tërmeti!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të veproni në rast se ju zë frika nga tërmeti!

Kuptohet që pas lëkundjeve të tërmetit iu zë paniku dhe frika. Sipas psikologëve, një traumë e tillë mund të degjenerojë në një gjendje të përhershme ankthi. Është e nevojshme të mësoni të merrni frymë thellë, në mënyrë që t’ia dilni të ulni nivelin e adrenalinës, të cilin truri ynë e prodhon automatikisht në rast se percepton një rrezik. Duhet të evitoni ekspozimin në mënyrë të vazhdueshme ndaj imazheve që transmetohen në televizion ose media sociale.

Të viheni në dijeni mbi faktet është e nevojshme, por kërkimi i vazhdueshëm për informacion, me shpresën se do t’ia dilni të ulni ankthin, do t’ju bëjë në mënyrë të paevitueshme, të përjetoni efektin e kundërt. Nëse keni vështirësi për të fjetur gjumë, ose zgjoheni shpesh gjatë natës, përqendrohuni në një episod të bukur të jetës suaj dhe numëroni mbrapsht nga 100 deri në 0. Nëse keni fëmijë, transmetojuni atyre qetësi. Ruani qetësinë dhe mundohuni që t’jua jepni edhe atyre këtë qetësi duke iu rikthyer aktiviteteve normale.

Mos ua fshihni informacionet. Më mirë shpjegojuni atyre se në televizion pasqyrohen rastet e jashtëzakonshme dhe se ajo që kanë parë në lajme nuk është pjesë e normalitetit. Më të vegjëlve, tregojuni përralla me fund të lumtur. Përqafojini, falini dashuri dhe jepuni siguri. Rikujtojmë, se një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka shkundur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE