Studimi i ri/ Na thoni ngjyrën e syve, t’ju themi partnerin tuaj ideal!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studimi i ri/ Na thoni ngjyrën e syve, t’ju themi partnerin tuaj ideal!

Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe mund të mësoni çdo gjë për një person kur e shikoni thellë në sy. Disa studime të fundit kanë dalë në përfundimin se ngjyra e syve tuaj mund të zbulojë se çfarë partneri do t’ju përshtatet. Zbulojini më poshtë…

Sytë zinj

Sytë e zinj apo shumë të errët, janë shumë të rrallë. Ato japin një përshtypje misterioze, prandaj pikërisht partneri i tillë ju përshtatet më së shumti. Personi me sy të zinj duhet patjetër të ketë partnerin paksa misterioz, nga i cili do të njohë çdo ditë pak nga ai.

Sy gështenje

Sytë ngjyrë gështenje i kanë shumica e njerëzve. Personat me sy të gështenjtë janë optimistë, kreativë dhe të njohur me përkushtimin e tyre. Më së shumti u përshtatet partneri i përgjegjshëm, i cili ua kthen dashurinë me të njëjtën masë.

Sy të kaltër

Sytë e kaltër janë intrigues dhe mbresëlënës. Njerëzit me sy të kaltër janë të ndjeshëm, të gjithanshëm dhe shumë joshës. Personat me këtë ngjyrë sysh duhet patjetër të kërkojnë partnerë të cilët janë njësoj të zjarrtë si edhe vetë ata.

Sy të gjelbër

Ngjyra e gjelbër e syve simbolizon natyrën, prandaj njerëzit me këtë ngjyrë të syve janë bashkim i emancipimit dhe instinktit. Këta persona janë të dyzuar midis emocioneve dhe epshit. Ata gjithmonë zgjedhin partnerë intrigantë të cilët do t’i lënë pa fjalë në çdo rast.

Rikujtojmë se, ngjyra e syve tanë mund të tregojë se sa mirë ne tolerojmë dhimbjen, emocionet negative ose ankthin. Shkencëtarët thonë se ne mund të parashikojmë se cili do të ishte pragu ynë i tolerancës ndaj dhimbjes gjatë lindjes.

Megjithëse lindjet pa dhimbje janë të mundshme, opsioni më real është që ju të përjetoni një nivel dhimbjeje dhe ndjesi të pakëndshme gjatë lindjes. Gjithsej 58 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në një studim të kryer në Universitetin e Pitsburgut në SHBA dhe në bazë të rezultateve të tyre është treguar se gratë me sy të kaltër ose të gjelbër, e përballojnë dhimbjen më lehtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE