Bienalja e Venecias, publikohet projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bienalja e Venecias, publikohet projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë!

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se është shpallur projekt-ideja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias.

Projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2023 është “Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara (Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)”.

Ky projekt është  paraqitur nga Era Merkuri, (arkitekte dhe drejtuese e ekipit), nga Martin Gjoleka (arkitekt), Ani Marku (arkitekt) dhe Geraldo Prendushi (artist digjital). Bienalia e Arkitekturës do të jetë e hapur për publikun nga data 22 maj deri më 26 nëntor 2023.
Tema e kësaj bienaleje do të jetë “Laboratori i së ardhmes”. Ajo është përzgjedhur nga kuratorja e edicionit të 18-të, Lesley Lokko.

Ministria e Kulturës shpalli thirrjen në nëntor të vitit 2022, për projektide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.

Përzgjedhja e kandidatëve kaloi në dy faza: faza e parë ishte ajo e përzgjedhjes së projektideve më të mira dhe faza e dytë, ajo e paraqitjes së projekteve të plota të pavijonit shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE