Jua bën kokën me “miza”, si të silleni me mikun që gjithmonë ankohet!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jua bën kokën me “miza”, si të silleni me mikun që gjithmonë ankohet!

Shpesh na ndodh që të ankohemi të miqtë tanë më të ngushtë për disa situata stresuese që kemi kaluar. Të ankohesh gjithsësi ka një limit por ka disa njerëz që e ‘shkelin’ këtë limit dhe ankesat i kanë pjesë të pandashme të jetës së tyre edhe nëse është diçka jo me rëndësi të madhe. Kjo më pas nuk mbetet më një shpërthim emocionalë por një ves kronik.

Ankuesi kronik zakonisht afrohet me një bashkëfajtor, si për t’i besuar tjetrit diçka, por pastaj e lë veten të shkojë tek nevoja për të treguar qindra e mijëra zhgënjimet e tij, duke përdorur terma si “kurrë” ose “gjithmonë” dhe duke përfunduar duke bindur veten dhe tjetrin për seriozitetin e asaj që vuan. Paradoksalisht, ai mendon se duke ndarë ankesat po heq një barrë nga vetja, ndërsa në realitet ai/ajo humbet sigurinë sepse bëhet gjithnjë e më i/i bindur se është i/e pafuqishëm.

Çfarë duhet të bëjmë kur kemi afër vetes të tillë përsona? Instinktivisht ti ndjen irritim kur dëgjon personin që ankohet për herë të 15-të por në të vërtetë dëgjuesi ka një rol thelbësor sepse mund ta ndihmojë ankuesin t’i shikojë gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të reagojë ashtu siç duhet. Ekziston mundësia që të përpiqesh ta ndihmosh mikun të dalë nga rrethi vicioz i ankesave të padobishme.

Para së gjithash, është e nevojshme të jemi një dëgjues i sinqertë dhe i vëmendshëm, në mënyrë që tjetri të ndihet i kuptuar. Në momentin që ankuesi e kupton se madhësia e problemeve të tij është më e vogël se ajo që ai i thotë vetes dhe të tjerëve, është koha të pyesësh “Çfarë mund të bësh për të ndryshuar gjërat?”. Në këtë pikë mund të fillosh të dalësh nga rrethi vicioz, të braktisësh ankesat e panevojshme dhe të mendosh se çfarë mund të bësh konkretisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE