“Kjo lojë nuk meriton të luhet kështu”/ Sharje e përplasje fizike, Arbana ‘shpërthen’ ndaj banorëve

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo lojë nuk meriton të luhet kështu”/ Sharje e përplasje fizike, Arbana ‘shpërthen’ ndaj banorëve

Modetarja e Big Brother, Arbana Osmani, u ka tërhequr veshin të gjithë banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për sjelljet që tejkaluan cakun.

Arbana i pyeti banorët se pse nuk treguan incidentin e ndodhur në prime-in e së shtunës duke iu referuar Kejvinës që goditi me shuplakë dy herë Luizin.

“Pse nuk keni treguar kur u pyetët se çfarë ndodhi, pse nuk treguat të vërtetën. Ai ishte një gjest shumë i rëndë.

Në të tillë rast duket sikur kemi dështuar, keni dështuar ju, duket sikur kam dështuar unë, sikur kanë dështuar opinionistët, sikur kemi dështuar si shoqëri,” u shpreh Arbana.

Ky fjalim i Arbanës pasoi me skualifikimin e Kejvinës nga loja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE