Konfirmohet zyrtarisht izolimi i rastit të parë me RSV/Virusi godet fëmijët!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet zyrtarisht izolimi i rastit të parë me RSV/Virusi godet fëmijët!

Edhe pse mjekët kanë kohë që paralajmërojnë se virusi respirtaor sinsicial po qarkullon te fëmijët në vendin tonë të paktën referuar shenjave simptomave klinike që shfaqnin fëmijët, Instituti i Shëndetit Publik vetëm këtë të martë ka deklaruar zyrtarisht se ka izoluar rastin e parë të prekur nga virusi. Epidemiologu Artan Simaku:

Eshtë evidentuar një rast me virusin respirator sinsicial. Më tepër ky virus prek fëmijët e vegjël dhe më pak të rriturit e adoleshentët. Mes fëmijëve, kryesisht më të prekurit janë foshnjat nën 1-vjeç.

ISHP i referohet një 16-vjeçari, i cili u paraqit në Infektiv me komplikacione të rënda, për të cilat edhe u intubua, por fatmirësisht djali  e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjekët thonë se ka shumë fëmijë të tjerë të prekur nga ky virus, i cili agravon kryesisht gjendjen shëndetësore te foshnjet e vogla, duke u shkaktuar bronkopneumoni dhe pamjaftueshmëri në frymëmarrje.  Ky virus shfaq të njëjtat simptoma si gripi, temperaturë të lartë, kollë, dhimbje kraharori dhe në ditën e tretë apo të pestë, situata agravohet.

Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ISHP:

Pak a shumë është i njëjtë me shenjat e përgjithshme, por shpesh herë te fëmijët e vegjël mund të bëjë forma shumë të rënda, të cilat çojnë në pamjaftueshmëri të frymëmarrjes. Për momentin po e monitorojmë, kryesisht te grupmoshat e vogla, por edhe te të moshuarit e ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në urgjencën e Pediatrisë tanimë nuk është numri i lartë i fëmijëve që paraqiten, por ka shumë raste të rënda, shkaktuar nga virusi respirator sinsicial dhe viruset e gripit në qarkullim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48150 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE