“Kush mendoni se do të largohet?”, banorët e “BBV” japin mendimin e tyre rreth eleminimit të sotëm!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kush mendoni se do të largohet?”, banorët e “BBV” japin mendimin e tyre rreth eleminimit të sotëm!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani janë në qendër të vëmendjes polemikat që krijohen nga banorët e “BBV”, që kanë transmetuar emocione të forta. Secili banor me historitë dhe personalitetin e tyre, janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përfliten kudo dhe situatat që krijohen vazhdojnë të jenë tema diskutimi për shumë shikues.

Nata e sotme pritet të jetë mjaft e zjarrtë nga polemikat që janë krijuar gjatë ditëve të fundit, ku gati secili banor ka qenë i përfshirë në debate shpeshherë të agravuara. Pikërisht prej këtyre të fundit, në ambientet e shtëpisë ndodhet një zarf i zi, i cili shfaqet gjatë lojës në momentin kur janë thyer rregullat e përgjithshme të shtëpisë ose kontratës. Nuk dihet nëse ky zarf do të ndikojë në rrjedhën e ngjarjeve ose në eleminim, por dimë që sot të nominuar janë Luizi, Olta, Kristi, Ronaldo dhe Efi.

Kjo ka sjellë që banorët të bisedojnë me njëri-tjetrit rreth emrit të mundshëm të personit që do të lërë shtëpinë e famshme, duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh. Në diskutim e sipër ata janë shprehur:

Olta (drejtuar Luizit): Kush mendon se do të iki?

Luizi: Dihet ajo. Me e thënë unë, një del.

Olta: Unë do doja të dilte Luizi, por po nuk doli Luizi, mendoj se do dalë Efi.

Pas bisedimeve dhe zënkave që ata të dy kanë patur kunddrejt njëri-tjetrit, duket se Kiara dhe Luizi vazhdojnë të gjejnë një rrugë komunikimi mes tyre. Gjatë natës së djeshme protagonistët kanë qëndruar në krevatin e saj dhe kanë biseduar deri në orët e para të mëngjesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE