Nëse bëni pjesë në grupin e personave që i pini antibiotikët si ‘karamele’ duhet të dini diçka!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse bëni pjesë në grupin e personave që i pini antibiotikët si ‘karamele’ duhet të dini diçka!

Sipas një studimi të ri danez, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve mund të rezultojë në një shans të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve inflamatore të zorrëve, të tilla si sëmundja e Crohn ose koliti ulceroz, me pothuajse 50% te njerëzit mbi 40 vjeç. Studiuesit ndoqën gjendjen shëndetësore të më shumë se gjashtë milionë banorëve të Danimarkës gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe zbuluan se përdorimi i antibiotikëve shoqërohej me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes inflamatore të zorrëve.

Shkencëtarët kanë vënë re gjithashtu se efekti i marrjes së antibiotikëve është i dukshëm në të gjitha grup-moshat. Nëse i përkisni grup-moshës midis 40 dhe 60-vjeç dhe keni marrë shpesh antibiotikë në pesë vitet e fundit, jeni të ekspozuar ndaj një rreziku 48% më të lartë për të zhvilluar sëmundje inflamatore të zorrëve. 90% e pjesëmarrësve në studim morën antibiotikë si pjesë e hulumtimit.

Studiuesit regjistruan më pas 36,000 raste të kolitit ulceroz dhe gati 17,000 raste të reja të sëmundjes së Crohn. Shkencëtarët thanë për revistën profesionale Gut se:

Në të njëjtën kohë, ne kemi vënë re një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjeve inflamatore të zorrëve katër deri në pesë vjet pas ekspozimit ndaj antibiotikëve dhe pas përdorimit të një grupi antibiotikësh që përdoren shpesh për të trajtuar patogjenët gastrointestinal.

Ata shpjeguan se marrja e antibiotikëve mund të shkaktojë ndryshime të përhershme në mjedisin mikrobik.

Pothuajse gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga sëmundja e Crohn ose koliti. Ndërkaq, ne për të lehtësuar simptomat e gripit shpesh shkojmë menjëherë në farmaci për të marrë një ilaç që mund të na ndihmojë. Por a e dini se ky është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni kur sëmureni? Sipas farmacistit Abbas Kanani ky zakon ka më shumë dëm sesa dobi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE