“Të dua shumë”/ Luizi i flet hapur Kiarës për ndjenjat e tij!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dua shumë”/ Luizi i flet hapur Kiarës për ndjenjat e tij!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiaraës duket se po kthehet në një afrimitet më shumë se sa miq. Prej dy ditësh dy banorët po i shprehin simpatinë njëri-tjetrit e vetëm pak më parë Luizi i ka shprehur Kiarës ato çfarë ai ndjen për të.

Luizi: Për Zotin të du shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta, që ka ran ë dashuri e kështu. Por realisht të ni, shumë. S’di me gjetë një fjalë, që është  më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur.  S’di të gjej një fjalë që është në mes…Hiqi ato duar.

Kiara: Kam turp!

Luizi: Nuk flas kshu me maska…

Ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, që do të thotë pas mesnatës së sotme, e cila do të ndodhë gjatë ‘Prime-it’. Të gjithë banorët, disa edhe pse ishin të zemëruar me Kiarën kanë menduar mënyra që ta surprizojnë e sigurisht që edhe Luizi ka krijuar planet e tij. Vetëm pak më parë në një bisedë me Kiarën, Luizi i ka treguar se duhet të ketë besim te ai që mos të bëj asnjë veprim që të mund t’i prishë ato që ai ka menduar e një ndër to është edhe një puthje që Luizi dëshiron t’i dhurojë Kiarës, kur të kalojë mesnata.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE