Ylli i grupit “BTS” tanimë edhe si ambasador i markës luksoze Dior!

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i grupit “BTS” tanimë edhe si ambasador i markës luksoze Dior!

Së fundmi shtëpia luksoze e modës Dior ka emërur Jimin, yllin e grupit muzikor BTS si ambasador të markës globale. Dior njoftoi lajmin me një postim në Instagram, që u shoqërua me imazhe ku tregonin yllin 27-vjeçar në një seri pamjesh nga koleksioni i markës Verë 2023.

Në rolin e tij si ambasador i ri global, @J.M ilustron shpirtin e përjetshëm dhe veçantinë e Dior me këtë bashkëpunim emocionues. 

Ky vendim vjen pasi shtëpitë e modës në Evopë po përpiqen të shfrytëzojnë popullaritetin e anëtarëve të këtij grupi muzikor për të tërhequr blerës të moshave të reja. Chanel, Prada, Gucci, Givenchy, Loewe dhe Alexander McQueen kanë nënshkruar marrëveshje me këngëtarë, aktorë K-pop ose të dyja vitet e fundit.

Dior që është në pronësi të grupit të madh të kompanive Moet Hennesi Louis Vuitton, ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me njërën nga anëtaret e grupit të vajzave Blackpink. Koreano-jugorët janë një nga popujt që shpenzojnë më shumë për mallra luksi në botë dhe një lëvizje e tillë e kompanisë Dior është mjaft e mirëmenduar.

Rikujtojmë, se Bernard Arnault, personi më i pasur në botë, ka vendosur vajzën e tij të madhe, Delphine, për të drejtuar Christian Dior, markën e dytë më të madhe në perandorinë e tij të brendeve luksoze LVMH prej 382 miliardë eurosh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE