Dj Dagz poston foto e ëmbël me djalin e tij, Trev!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dj Dagz poston foto e ëmbël me djalin e tij, Trev!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama. Vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor e çifti na ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev, një emër mjaft i veçantë.

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ dhe plot një muaj që kur djali i tyre mbushi 1 muaj jetë. Fotot e tyre me vogëlushin janë shumë të pakta ama së fundmi Dj Dagz ka postuar një foto me të teksa e mban në kraharor.

Para pak ditësh Einxhel dhe Dagz kanë postuar foton e parë me djalin e tyre, duke uruar kështu të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falenderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE