Fjorentina Halili tregon zhgënjimin e saj për një nga banorët e “Big Brother VIP”!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjorentina Halili tregon zhgënjimin e saj për një nga banorët e “Big Brother VIP”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili. Fjorentina njihet për natyrën e saj të të thënit gjërat ashtu siç i mendon, pa filtra. Duke qenë kështu, ish-banorja foli për edicionin e dytë të “BBV”, konkretisht për banorin më të përfolur Luiz Ejlli dhe për raportin e tij me Kiara Titon. Gjithashtu Fjorentina dha edhe një opinion për Olta Gixharin, Dea Mishel dhe Amos Zaharia. 

Ndërkaq, nëse do të ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri cilët do të kishte Fjorentina në grupin e saj?

Nëse do të isha atje do kisha Ronaldon sepse e kam shumë mik. Nuk është dukur shumë në lojë. Thjesht është futur në një diskutim, ka thënë 2 fjalë dhe kaq. Ronaldo është një djalë shakaxhi, mendova që do ishte ekzemplari, do t’i vinte të gjithë në lojë, kam pritur më shumë prej tij, më ka zhgënjyer. Me Kiarën po sepse e njoh personalisht. Edhe Kristi më pëlqen pavarësisht se është pak i luhatur. Me Efin deri diku mund të shkoja mirë. Të tjerët pastaj zero. Bjordi më pëlqen shumë dhe po më çudit që nuk po del, më duket sikur është traumatizur nga kjo situatë, nuk e përballon një mbyllje të dytë.

Çfarë këshille do t’i jepte Fjorentina banorëve?

Mos të bullizojnë. Ne kemi qenë njerëz të thjeshtë kur u futem në “BB”, nuk e dinim si funksiononte televizioni dhe mund të gabonim shumë. Këta e dinë shumë mirë si funksionon dhe prapë nuk ruhen. E kanë ulur komplet prestigjin e tyre.

Kush shkon në finale sipas Halilit?

Luizi, deri diku edhe Kristi, Olta sepse është tip që ngacmohet dhe jam në mëdyshje midis Kiarës dhe Efit. Maestron e shoh deri në gjysmën e lojës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE