Kristi i tha Luizit se “ajo po bën lojë”, ja çfarë mendon Kiara.

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristi i tha Luizit se “ajo po bën lojë”, ja çfarë mendon Kiara.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pasi Kristi i tha Luizit se Kiara mund të jetë duke bërë lojë me të, kjo e fundit së bashku me Efin dhe Ronaldon shprehën zhgënjim për faktin që Luizi, ndonëse është lojtar i fortë, arrin të ndikohet nga fjalët e të tjerëve.

Efi: është njeri që ndikohet…

Kiara: Kur ke pëlqim për një person, por nuk e ke të sigurt 100%  ti merr nga të tjerët gjërat negative dhe i beson…

Në një bisedë me Efin, Kiara ka rikujtuar puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh përpara Luizit. Për Kiarën ky nuk ishte një veprim normal, por thjesht nuk deshironte qe ta zmadhonte si gjest.

Prej dy ditësh Kiara dhe Luizi kanë qenë më të afërt me njëri-tjetrin. Spektakli i së martës dhe surpriza që Luizi kishte planifikuar për ditëlindjen e saj ndyshoi shumë qëndrimin e Kiarës ndaj Luizit. Kiara duket se nuk e ka më problem afrimitetin me Luizin. Këto dy ditë, ata janë përqafuar, puthur, madje Luizi edhe ka bërë ‘gjeste’ me Kiarën. Teksa kjo e fundit po rrinte shtrirë në krevat, Luizi iu hodh asaj lart.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE