Marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore Shqipëri-Mali i Zi/Përfitojnë 2.500 shqiptarë!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore Shqipëri-Mali i Zi/Përfitojnë 2.500 shqiptarë!

Shqipëria dhe Mali i Zi, finalizuan marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. janë rreth 2 mijë e 500 shtetas shqiptarë, kryesisht punëtorë sezonal që shkojnë të punojnë në vendin fqinj dhe që tashmë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë etapat teknike, pritet të hyjë në fuqi me ratifikimin nga Parlamentet respektive.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se, delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ndërsa delegacioni malazez u kryesua nga zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edina Dešić. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë thuhet:

Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE