Paralajmërime për përmbytje edhe në Kosovë nga moti i keq!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Paralajmërime për përmbytje edhe në Kosovë nga moti i keq!

Paralajmërime nga moti i keq edhe në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron se ditët në vijim mund të ketë përmbytje në disa pjesë të vendit, si pasojë e shirave.

Në një postim në Facebook, ky Institut thotë se “reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vetëm përmbytje të lokalizuara në pjesët perëndimore, veriperëndimore e veriore të Kosovës”. Si pasojë e reshjeve, mund të jenë shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Njoftimi:

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore e veriore të Kosovës, disa lumenj, kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

Njoftimi:Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Thursday, January 19, 2023

Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, ndaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje

Në nëntor të vitit të kaluar, qytete si Istogu, Peja, Vushtrria e Juniku u përballën me vërshime të ujërave, pikërisht për shkak të reshjeve të shiut.

Në këto qytete u raportuan dëme në shtëpi, biznese, kultura bujqësore e rrugë. Shirat e furishëm shpesh shkaktojnë probleme në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit, kontribuon ndjeshëm në përmbytjen e zonave.

Ndërkohë në vendin tonë për shkak të reshjeve të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, në Shkodër raportohet për një sipërfaqe të përmbytur prej rreth 2 mijë hektarësh tokë. Në Njësinë Administrative, Ana e Malit, rruga e Obotit kalohet vetëm me automjete të larta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksioni ndërsa kërkohet një mjet ushtrie i lartë për bërë të mundur kalueshmërinë në rrugën e Obotit.

Po në Shkodër, për shkak të pasojave të lidhura me motin e keq, fshatrat Mushan, Shirq, Suka të Njësisë Administrative Dajç, janë pa energji elektrike. Më ndërprerje në furnizim përballet edhe pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Velipojë. Ndërkaq, në Lezhë reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja”. Për pasojë, hyrja e nxënësve dhe e mësuesve është e pamundur.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE